Në një kthesë të papritur, FIFA ka hequr pezullimin me një ndeshje për sulmuesin e SHBA-ve, Folarin Balogun, duke bërë që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e rëndësishme kundër Belgjikës.
Balogun mori karton të kuq për ndërhyrjen e gabuar ndaj Tarik Muharemoviç, gjatë ndeshjes së raundit të 1/16-ave që SHBA-të e fituan 2-0.
Kartoni i kuq e përjashtonte sulmuesin në formë të mirë edhe nga ndeshja e radhës e SHBA-ve kundër Belgjikës, derisa FIFA njoftoi vendimin të dielën.
FIFA argumentoi se vendimi u mor në përputhje me nenin 27 të Kodit Disiplinor dhe lojtari do të jetë në provë. Menjëherë pas njoftimit të FIFA-s, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, falënderoi organin qeverisës botëror të futbollit. “Faleminderit FIFA-s që bëtë atë që ishte e drejtë dhe përmbysët një padrejtësi të madhe!”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.
Siç pritej, organi amerikan i futbollit e mirëpriti vendimin e FIFA-s për të lejuar golashënuesin e tyre më të mirë të Kupës së Botës të luante në ndeshjen vendimtare eliminatore.
- Presidenti Abbas shtyn sërish zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Palestinë: Do të mbahen në shtator të vitit 2027 - 10/10/2026
- I mbijetoi dy dozave vdekjeprurëse gjatë ekzekutimit, 50-vjeçarja kthehet në burg pas daljes nga spitali - 10/10/2026
- Zelensky refuzoi kërkesën e SHBA për ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse, Axios zbulon arsyen e marrëveshjes Trump-Putin për naftën - 10/10/2026