Festohet sot në gjithë vendin Dita e Verës, një festë që shënon largimin e stinës së ftohtë dhe ardhjen e pranverës.
Kryeqendra e kësaj feste është qyteti i Elbasanit, ku festimet kanë filluar që nga dita e djeshme ku qindra qytetarë u mblodhën në qendër të qytetit për të ndjekur koncertin e organizuar nga bashkia.
Që në orët e para të mëngjesit mijëra qytetarë të ardhur nga zona të ndryshme të Shqipërisë kanë mbushur sheshin dhe rrugët kryesore të qytetit, ndërsa autoritet janë kujdesuar për organizimin e dhjetra aktiviteteve. Ndërkohë që festimet do të vijojnë deri në orët e vona.
Me diell lule e plot qytetarë nga të gjitha qytetet e vendit, Elbasani feston sot Ditën e Verës.
“Jemi nga Elbasani, i bëmë ballokumet”, tha një qytetare.
“Vijmë nga Lezha, erdhëm për Ditën e Verës”, tha një qytetare tjetër.
“Vijmë shpesh herë, jemi pensionistë dhe u organizuam, më parë vinim me punën”, thanë disa pensioniste.
“Unë jam nga Librazhdi, jam në Elbasan se kam djalin po pres mbesat”.
“Jemi nga Kosova kemi ardhur për Ditën e Verës shumë bukur”.
“Është një ditë e veçantë”, thonë dy turistë të huaj.
“Gëzuar Ditën e Verës për të gjithë” uroi një prej fëmijëve të veshur me kostume për aktivitetin.
Festimet e 14 marsit nisën me paradën e karnavaleve të shkollave, panairi i zejeve, festivali i ballokumes, koncert për fëmijë e plot aktivitete të tjera të organizuara nga Bashkia e Elbasanit. Ashtu sikurse e do tradita festimet do të mbyllen në sofrat familjare me miq e të ftuar.
- Sot seancë plenare në Kuvend, projekt-buxheti 2026 do të shqyrtohet tek “Ekonomia” - 06/11/2025
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025