Numrin e të prekurve nga gripi dhe virozat stinore ka qënë i lartë gjatë muajve dhjetor dhe janar në qytetin e Ersekës. Kjo situatë ka sjellë shtim të vizitave pranë qendrave shëndetësore.
Orest Koroveshi, mjek i përgjithshëm në qendrën shëndetësore Ersekë, thotë se këtë vit situata ka qënë e rëndruar, pasi ka patur mbivendosje të virozave me gripin, por vetëm në pak raste janë shkaktuar ndërlikime të rrugëve të poshtme respiratore.
Sipas Koroveshit fluski i vizitave gjatë këtyre muajve ka qënë i lartë, ku mesatarisht kryheshin nga 20 deri në 30 vizita ambulatore, ndërkohë që gjatë këtyre dy javëve të para të muajit shkurt situata duket e normalizuar.
Sipas mjekut moshat pediatrike kanë qënë më pak të prekura, ndërsa situata ka qënë më e rënduar tek personat që vuajnë nga sëmundjet kronike. Fluks të shtuar vizitash gjatë kësaj periudhe, ka pasur edhe në spitalin bashkiak të Kolonjës.