Të dielën e ardhshme, më 28 maj, do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve më të forta presicenciale në Turqi, ku Recep Tayyip Erdogan do të kërkojë një mandat të tretë në drejtimin e vendit të tij.
Në një intervistë ekskluzive për CNN, Erdogan thotë se ka besim që do t’ia dalë të mundë rivalin Kemal Kılıçdaroğlu.
“Deri të dielën e kaluar ju kishit fituar pa problem çdo zgjedhje ku keni marrë pjesë. Është një rekord i jashtëzakonshëm përgjatë 20 viteve. Tani, lidershipi juaj është sfiduar dhe ju po garoni në balotazhin e parë presidencial në historinë e Turqisë. Sa besim keni?”, u pyet Erdogan nga gazetarja e CNN, Becky Anderson.
“Konkurrenti i tanishëm na sfidon prej 15 vitesh tashmë dhe është mundur çdo herë që na ka sfiduar. Dhe në balotazhin e ardhshëm, që do të zhvillohet të dielën e ardhshme, kam besim se njerëzit e mi do të investohen për një demokraci turke të fortë dhe shpresoj e lutem që nga balotazhi, njerëzit tanë nuk do të na zhgënjejnë”, tha Erdogan.
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026
- Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik! - 27/04/2026
- “Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh! - 27/04/2026