8.5 C
Tirana
27 / 03 / 2026

EMRI/ Rokadë te “313”, emërohet drejtori i ri i burgut, ndryshohet dhe zinxhiri komandues i sigurisë

Disa ndryshime kanë ndodhur në institucionet e vuajtjes së dënimit. Klejdis Çela është emëruar drejtor i burgut 313 në Tiranë. Ai zë vendin e Shkëlqim Saraçit, i cili shpallet drejtor i spitalit të burgut.

Këto nuk janë ndryshimet e vetme, pasi janë ndryshuar edhe zinxhiri komandues i sigurisë së IEVP 313 si shefi i sigurisë së burgut dhe ai i shoqërimeve. Në burgn 313 janë vendosur personazhe të botës së krimit dhe ndodhen qelitë e regjimit të posaçëm 41 bis.

Në prill të këtij viti, Çela u emërua drejtues i Qendrës Spitalore të Brugjeve, detyrë të cilën e mbajti vetëm disa muaj.

Shkëlqim Saraçi që mbante deri sot këtë funksion është zhvendos drejtor i spitalit të burgut.

Artikujt më të kërkuar

9
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x