Protesta e dhunshme e mbrëmjes së djeshme te Kryeministria dhe më pas Komisariati nr. 3 në Tiranë u ka kushtuar jo pak disa prej tyre.
Policia ka arrestuar 14 protestues lidhur me përplasjet në ditën e 94-t të tubimit të ashtuquajtur “Revolucioni Flamingo”, teksa nuk u kursyen as gurët ndaj Policisë dhe kjo e fundit u përgjigj me spraj, topa uji me autobot dhe shoqërime.
Sot njoftohet se 14 prej tyre deri tani janë arrestuar dhe do dalin në Gjykatë për masë me disa vepra penale.
Mësohet se disa prej të arrestuarve janë; Arvina Lleshi, Bora Mitrovica, Edison Lika, Dritan Goxhaj, Erlind Alimeti, Arben Kola dhe Andi Tepelena.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Champions League/ Bayerni i jep shuplakë Bodos, United nuk kursehet me debutuesit, Como shkëlqen ndaj Leipzig (Video) - 10/09/2026
- Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time! - 10/09/2026
- Hidromasazh si në Santorini/ Dy e-mailet që lidhin Ballukun me supervilën në Palasë - 10/09/2026