Elseid Hysaj ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit shqiptar. Mbrojtësi shkodran është bërë lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Kombëtares, duke arritur shifrën rekord prej 94 ndeshjesh me fanellën kuqezi.
Ky moment i artë erdhi gjatë miqësores ndaj Jordanisë, ku Hysaj u aktivizua në minutën e 77-të, për t’u bërë zyrtarisht rekordmeni absolut i Shqipërisë, duke kaluar çdo futbollist tjetër që ka përfaqësuar ngjyrat kuqezi ndër vite.
31-vjeçari, që prej disa sezonesh mbron ngjyrat e Lacios në Serie A, është shembulli më i mirë i përkushtimit, profesionalizmit dhe stabilitetit në shërbim të Kombëtares.
Që nga debutimi i tij në vitin 2013, Hysaj është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes dhe një lider të qetë në fushë, duke qenë pjesë e sukseseve më të mëdha të futbollit shqiptar – përfshirë Euro 2016 dhe Euro 2024.
Me këtë arritje të jashtëzakonshme, Elseid Hysaj vulos emrin e tij në librin e artë të historisë së Kombëtares shqiptare, si një nga futbollistët më të rëndësishëm që ka njohur ndonjëherë futbolli kuqezi.
- Zjarri apokaliptik në Himarë po përhapet me shpejtësi, bashkia thirrje banorëve dhe turistëve: Largohuni nga zonat me rrezik - 04/09/2026
- “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës - 04/09/2026
- Zjarri në Himarë merr përmasa të frikshme/ Digjet një banesë dhe rrezikohen 40 shtëpi të tjera, banorët apel për ndihmë - 04/09/2026