Partizani ishte skuadra e vetme e Superiores që kaloi një tur në Europë, por as kjo nuk mjafton.
Të kuqtë mbrëmë zhvilluan paraqitjen e radhës jashtë pritshmërive dhe kjo nuk është pritur mirë as nga vetë presidenti i të kuqve, Gazment Demi.
Pas barazimit 0-0 kundër Iberias, që vulosi edhe eliminimin, presidenti ka dhënë një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”.
Në fjalët e tij duket qartë nota negative ndaj skuadrës dhe stafit. Demi shprehet se ky eliminim ishte një zhgënjim total, por nga ana tjetër zbut zërat rreth klubit për një revolucion të mundshëm në skuadër dhe staf. Pavarësisht të gjithave, në ditët në vijim me siguri presidenti do të organizojë një mbledhje dhe do të kërkojë të shuajë pikëpyetjet e tij.
President, sa i zhgënjyer jeni nga ky eliminim?
I zhgënjyer totalisht. Zhgënjim total.
Prisnit diçka ndryshe në ndeshjen e dytë?
Po, duhet të paktën të fitonim.
- Tom Doshi takim me qytetarët: “Marrim 3 mandate në Shkodër” - 24/04/2025
- “I çova tortë me reçel të shtunën, më tha ‘jam shumë mirë’”, kirurgu personal tregon momentet e fundit të Papës: Më thirrën në 5 të mëngjesit kur… - 24/04/2025
- Miting i madh i PSD në Shkodër/ Tom Doshi: Shqiptarët kanë nevojë për përfaqësim dinjitoz - 23/04/2025