23.5 C
Tirana
13 / 07 / 2024

Ekspertja: Mikrokreditë, shumë më të dëmshme se fajdet

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë para SPAK, ku Pal Trashaj i dha fund jetës për shkak të një mikrokredie që kishte marrë.

Lidhur me këtë ngjarje tragjike, e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, ishte ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi.

Ajo tha se qytetari nuk kishte gjetur zgjidhje nga institucionet, teksa ligji nuk e rregullon qartë skemën e mikrokredive.

“Ai i ishte drejtuar edhe institucioneve, por nuk kishte gjetur zgjidhje. Është një rast vërtetv serioz, ku organet duhet të marrin masa që këto mikrokredi të kenë një bazë ligjore më të qartë. Ligji ka disa hapësira. Rasti tregon që gjithë ky system nuk funksionon ashtu si duhet, në fund kthehet në një skemë mashtrimi”, tha ajo, teksa shpjegoi se interesi për këto kredi shkon deri në 100%.

“Nëse bëjmë një llogaritje, i bie që interesi të jetë 100%. Duhet që Banka e Shqipërisë të vendosë tavane, por edhe të mbikëqyrë. Ka shumë individë që e kanë shlyer këtë kredi dhe ekzistojnë te Banka e Shqipërisë si individë që kanë një hua për të shlyer”, tha ajo.

Radonshiqi tregoi se ka raste që edhe nga një “overdraft” ka njerëz që kanë mbetur pa shtëpi.

“Individët që i përkasin kësaj shtrese që u mashtrua janë një tragjedi, sepse janë nën nivelin mesatar të të ardhurave”, u shpreh Radonshiqi.

“Veç këtij raste kemi edhe raste të tjera. Unë di shumë raste edhe nga mikesha të mia që edhe pse kreditë ishin ngrirë për disa muaj gjatë pandemisë, institucioni kishte vendosur aq shumë interesa penaliteti dhe pas një viti i morën në telefon dhe i thanë nuk e ke shlyer. Të gjitha janë raste të skemës së mashtrimit. Janë shumë herë më të dëmshme se fajdet. Një faj shumë i madh është edhe i procedurave të përmbarimit që bëhen palë me mikrokreditë dhe shkojnë deri te sekuestro e pronave. Denoncime ka pasur edhe më herët, por nuk e kuptoj pse ka qenë kjo vëmendje kaq e vonuar”, tha ekspertja.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x