Eksperti i kriminialistikës, Ervin Karamuço përmes një reagimi në rrjetin e tij social, ka paralajmëruar një tjetër goditje të fortë nga ana e SPAK gjatë muajit gusht.
Në postimin e tij Karamuço, thekson se nëse do të jenë të vërteta ato që thuhen për aksionet që pritet të ndërmarrë SPAK ka për të qenë një “bombë atomike”.
“Kjo bomba e Gushtit, nëse është e vërtetë, më duket se qenka atomike….”, shkruan Karamuço.

Kujtojmë që pak ditë më parë pas ardhjes së disa përgjimeve të kriptura të “SKY” nga Franca, çoi pas hekurave biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-Drejtorin e POlicisë, Oltion Bistri, ish-prokurorë si dhe anëtarë të bandave të krimit.
Ndërkohë që gjatë ditëve të fundit në SPAK përveç çështjeve të vjetra po hetohet edhe për Chek-up, si për inceneratorët.
- Influencerja zbulon mesazhin që i dërgoi Yamal pa e njohur: I turpshëm, e di që e bën me shumë - 22/12/2025
- Darka e fundit dhe mesazhi sekret, publikohen videot, momenti i vrasjes së Liridonës dhe britmat e fëmijëve - 22/12/2025
- Protesta e Berishës, Policia e përgatitur për çdo skenar, rreth 1300 efektivë në terren - 22/12/2025