11.5 C
Tirana
08 / 02 / 2026

E papritur, Olta Gixhari largohet nga Big Brother Vip: Jam djegur nga malli për djalin, nuk ka finale që më bën të kthehem pas

Aktorja, Olta Gixhari ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother Vip. Olta gjatë Prime-it të sotëm është shprehur se ka kohë që ka marrë këtë vendim dhe nuk mund të përballojë më mallin për djalin.

“Kam zgjedhur të jem e fortë e të dukem e hekurt pa emocione sepse nëse do të lëshoja veten do të tregopja gjithë botën time emocionale, këtë lojë duhet ta kisha lënë me kohë. Unë them që e kam fituar Big Brotherin tim. Para se të hyja këtu mendova se nëse do të rezistoja një muaj do e kisha fitore. Kam kaluar shumë emocione të forta këtu kam qarë fshehurazi. Unë e kam ndarë këtë vendim herë pas here me banorët, pjesën e prindit më shumë e kam ndarë me Qetsorit, më dëgjonte shumë e më kuptonte, ndihesha shumë ngrohtë aty, ardhja e Qetsorit më ka bërë një kthesë shumë të madhe emocionale të tyren. Zgjodha ta bëj këtë se hyra këtu brenda që të luaj e të bëj historinë time e të krijoj kujtimet më të bukra të jetës time e mendoj që ja dola. Siç e thashë dhe në video, Amari është i imi e di se sa e dua e sa më mungon, në këto momente jam e djegur nga malli për të, nuk ka finale në botë që ma zëvëndëson e më bën të kthehem pas. Nuk është e lehtë ka qenë një nga vendimet më të vështira të jetës time,” tha Olta.

Nga kjo dalje u habitën shumë banorët, veçojmë këtu dhe Luizin, i cili iu lut që të qëndronte.

“Nuk ka kuptim kjo lojë pa ty, hajde rri edhe një muaj, se ta sjellin djalin këtu e puth. Mos ik kështu, lem të qesë unë jashtë. Ta garantoj, të qes unë jashtë”, i tha Luizi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x