
Qeveria shqiptare shpalli të dielën, 2 nëntor 2025, ditë zie kombëtare pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, një figurë e rëndësishme e politikës shqiptare.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtizë në të gjitha institucionet publike dhe shtetërore. Në nderim të të ndjerit, në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjithë vendin.
Ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve në Tiranë sipas këtij programi:
Nga ora 08:30 deri 11:00 mbahen Homazhet publike;
Nga ora 11:15 deri 11:45 do te mbahen Homazhet shtetërore dhe nderime nga personalitete;
Ndërsa në orën 12:05 zhvillohet Ceremonia funebre shtetërore.
Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror.
- Mister në Brazil, pas humbjes në zgjedhje zhduket Flavio Bolsonaro! I anulohen pasaportat, dyshohet se është arratisur në SHBA - 27/10/2026
- Paketa fiskale, reagon Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj - 27/10/2026
- “Bëhuni gati për luftë me Rusinë”- Anglia paralajmëron Europën për sulme të shpejta: I kemi njoftuar qytetarët dhe NATO-n! - 27/10/2026