Një zhvillim i papritur ka tronditur sot botën e futbollit. The Athletic raporton se ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, i ka bërë të qartë klubit se nuk do të nënshkruajë kontratë të re për sa kohë marrëdhënia e tij me trajnerin Xabi Alonso mbetet e tensionuar.
Kontrata aktuale e brazilianit skadon në vitin 2027, por sipas reporterit të The Athletic, Mario Cortegana, bisedimet për rinovim janë ngrirë pikërisht për shkak të raportit të acaruar mes Viniciusit dhe trajnerit të ri të madrilenëve.
Xabi Alonso, i emëruar këtë verë, ka nisur sezonin në mënyrë premtuese, por duket se përplasjet me njërin prej futbollistëve kryesorë kanë arritur në pikën kritike.
Sipas The Athletic, tre burime të ndryshme kanë konfirmuar se Vinicius e ka shprehur shqetësimin e tij në një takim privat me presidentin Florentino Perez muajin e kaluar, duke vënë klubin përballë një situate delikate.
- Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen - 21/10/2026
- “Pedagogët firmosin dhe ikin si skutha”/ Hervin Çuli: Intelektuali duhet të jetë kundër dhunës - 21/10/2026
- “Sistemi arsimor i kthyer në celula të partive”, Lami: Listat e pedagogëve? Mungojnë rektorët dhe dekanët… - 21/10/2026