Bebe Rexha është përfshirë sërish në një incident në skenë.
Këngëtares 34-vjeçare iu desh të largonte një spektator në një prej koncerteve të saj në Norvegji gjatë kësaj fundjave. Ajo e kërcënoi se do të ndërmerrte hapa ligjorë pasi spektatori tentoi të hidhte një send drejt saj gjatë performancës.
“Cili? Ma tregoni personin. Dua ta shoh”, thotë ajo përpara se ta dallojë.
Jashtë. Dil jashtë. Kaq ishte. Mori fund për ty.
Pasi e nxorën nga koncerti, Bebe rinisi kënggën që po performonte dhe vazhdoi koncertin.
Muajin e kaluar, këngëtarja nxori nga koncerti disa persona pasi u përpoqën të gjuanin me sende drejt saj. Në qershorin e vitit 2023, Bebe pësoi një lëndim në sy pasi një spektator e gjuajti me celular.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Historike! Crystal Palace fiton në Wembley dhe shpallet fitues i FA Cup, Manchester City e mbyll sezonin pa trofe - 17/05/2025
- E madhja Aurela Gaçe mbështet përfaqësuesen e Shqipërisë në Festivalin Europian të Këngës - 17/05/2025
- Çfarë do të ndodhë në PD? Do të rrëzohet Sali Berisha, apo do të shpërbëhet partia? - 17/05/2025