Në forumin e Mastrihtit, drejtori për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Gert-Jan Koopman, vlerësoi ecurinë e Shqipërisë dhe Malit të Zi në negociatat e anëtarësimit.
“Mendoj se lufta në Ukrainë shënoi vërtet një pikë kthese në përshpejtimin e procesit të zgjerimit. Vini re ritmin me të cilin po ecin Mali i Zi dhe Shqipëria. Po bëhet përparim, që është vërtet i paprecedentë. Në Shqipëri, ne shkuam nga zero në hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave. E bëmë këtë në pak më shumë se një vit. Mali i Zi ka mbyllur më shumë kapituj në gjashtë muajt e fundit sesa në dhjetë vitet e fundit. Kjo shpejtësi është vërtet e paimagjinueshme, sidomos kur kupton pritshmëritë që ka në atë vend, se mund të jenë në gjendje që të përfundojnë procesin e negociatave në fund të vitit të ardhshëm. Mali i Zi dhe Shqipëria po ecin shpejt dhe ne po i ndihmojmë më shumë ato, sepse në fund të fundit ky është një proces shumë i ndërlikuar. Bëhet fjalë për ndryshime të mëdha të paimagjinueshme”, pohoi Koopman.
Gert-Jan Koopman u ndal edhe te propozimet e reja për shtetet kandidate.
“Ne duam që t’i anëtarësojmë këto shtete kandidate, por me masa mbrojtëse shumë të rrepta për t’u siguruar që, nëse gjërat shkojnë keq, pas përfundimit të procesit të kemi më shumë mjete për ta trajtuar çështjen. Kur them se duhet të jemi të rreptë në fushën e antikorrupsionit, kjo nuk është vetëm nga një perspektivë evropiane në teori. Në fakt, është në interes të qytetarëve”, tha ai ndër të tjera.
Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda vitit 2030.
- Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë - 04/04/2026
- Nga protestat në rrugë, te arrestimet disa herë/ Kush është Albulena Haxhiu, presidentja e përkohshme e Kosovës - 04/04/2026
- Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata - 04/04/2026