Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në Parlament në votimin për hapjen e plotë të dosjeve të komunizmit dhe deklasifikimin e tyre.
Ky ligj u votua me 94 vota pro, 1 abstenim dhe asnjë kundër. Ligji për hapjen e plotë të dosjeve të Sigurimit të Shtetit u miratua me vota të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike.
Votimi i këtij ligji u parapri nga një seancë maratonë me diskutime të gjata nga deputetët në seancën plenare.
Grupi i Sali Berishës ndërkohë, bashkë me partinë e Ilir Metës, e bojkotuan votimin e këtij ligji.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Bëhuni gati për luftë me Rusinë”- Anglia paralajmëron Europën për sulme të shpejta: I kemi njoftuar qytetarët dhe NATO-n! - 27/10/2026
- “Ja çfarë presim nga Lista Studentore”- Deputeti shqiptar në Serbi i bën apel kryeministrit Rama: Ke barrën kryesore, duhet të na mbështesësh! - 27/10/2026
- Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet e Izraelit, pjesëmarrja mbi 66% dhe në nivel rekord! - 27/10/2026