Mediat raportojnë sot se katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë kanë dhënë dorëheqjen.
Mësohet se Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili janë larguar nga detyra.
Ndërkohë, katër nënkryetarët e rinj janë caktuar Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.
Përjashtim nga kjo lëvizje bën Anuela Ristani, që është kryetarja e komanduar e Bashkisë, në mungesë të kryebashkiakut Erion Veliaj, që ndodhet në burg.
Ajo do të jetë nënkryetare në ekipin e ri politik të drejtimit të Bashkisë.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Qeveri teknike së afërmi? Ëndërr në shi… - 07/01/2026
- UJI NUK ËSHTË ARMIK I QYTETIT; ARMIK ËSHTË IDEJA SE MUND TA MUNDIM NATYRËN ME POMPA - 06/01/2026
- Zgjedhjet në Kosovë, për kë të votojmë? - 26/12/2025