Shtetet e Bashkuara do të revokojnë vizën e Presidentit kolumbian Gustavo Petro për “nxitje të ushtarëve amerikanë për mosbindje të urdhrave dhe për nxitje dhune”, njoftoi Departamenti i Shtetit.
“Ne do të revokojmë vizën e Presidentit Petro për shkak të veprimeve të tij të pamatura dhe nxitëse,” thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti i Shtetit.
Presidenti Petro, i cili ndodhej në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, iu drejtua një turme jashtë selisë së OKB-së me fjalët: “U bëj thirrje të gjithë ushtarëve të ushtrisë amerikane që të mos i drejtojnë armët kundër njerëzve. Mos iu binduni urdhrave të (Presidentit Donald) Trump. Bindjuni urdhrave të njerëzimit!”
Të martën, nga podiumi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Petro kritikoi ashpër Presidentin Trump, duke e cilësuar atë si “bashkëpunëtor në gjenocidin në Gaza”. Ai gjithashtu kërkoi nisjen e procedimeve penale ndaj Trumpit, për shkak të sulmeve vdekjeprurëse në Karaibe ndaj anijeve me motor të shpejtë që, sipas Uashingtonit, transportonin drogë.
- “Përjetoi përndjekje dhe burgosje, por u rikthye me bindjen për pajtim”, ish-kryeministri grek kujton bisedat me Nanon: Më fliste shpesh për… - 01/11/2025
- Vesi i bukur i Fatos Nanos - 01/11/2025
- “Lindëm disa ditë pas njëri-tjetrit”, shefja e kabinetit qeveritar të Fatos Nanos rrëfen njohjen me të: Përsëri u bëmë bashkë në… - 01/11/2025