15.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Doli hapur si mbështetës i Erdogan, ish-ylli i Real Madrid pranë partisë së tij në prag të zgjedhjeve në Turqi

Ish-futbollisti i njohur Mesut Özil raportohet se pas tërheqjes nga karriera e tij si sportist profesionist do të ndjekë rrugën e politikës.

Kështu raporton gjermania Bild duke cituar portali turk “Haber7.com”, sipas të cilëve emri i Özil është në listën e kandidatëve të partisë qeverisëse AKP të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të zhvillohen në Turqi më 14 maj, ndërsa Erdogan kohët e fundit njoftoi se “emra befasues” do të shfaqen në listën e kandidatëve, duke përfshirë një emër nga industria e sportit.

Nuk është çudi që Özil kandidon për partinë e Erdoganit, pasi ish-futbollisti doli hapur si mbështetës i Erdoganit vite më parë dhe në vitin 2019 presidenti i Turqisë ishte edhe pjesëmarrës në dasmën e Özil.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x