26.5 C
Tirana
10 / 10 / 2024

“Do na vijnë tifozë nga Kina”, Sinemati: Anëtarët e FSHF-së çojnë fëmijët në rresht të parë, por nuk pyesin për…

Vendimi i fundit i Komitetit Ekzekutiv i FSHF-së, për të lejuar pa limit numrin e futbollistëve të huaj në klubet shqiptare, ishte një nga temat e diskutuara në “Procesin Sportiv”.

Gëzim Sinemati e konsideroi këtë një goditje për të rinjtë shqiptarë dhe një lëvizje tërësisht të gabuar nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së.

“Kjo është fundi. Është një shuplakë shumë e madhe dhe unë them se një ditë do ngelin vetëm presidentët shqiptarë. Futbollistët do të jenë të gjithë të huaj. Në stadiume s’do gjesh njeri, do kesh vetëm tifozë të huaj. Tifozë ose nga Kina, ose nuk e di se nga ku, por është një hall shumë i madh. Kur vjen puna që mblidhet Komiteti Ekzekutiv dhe çojnë dorën të gjithë dhe askush nuk kundërshton që të bëhet vetëm me të huaj ekipi, them me vete: ‘A kanë fëmijë ata të Komitetit?’.

Anëtarët e Komitetit, kur luan kombëtarja i çojnë fëmijët atje në radhë të parë që të fotografohen dhe të dalin në fushë, ndërsa kur vjen puna për fëmijët e shqiptarëve nuk mendojnë se çfarë do të ndodhë me ta. Kjo është një goditje e rëndë për ata breza lojtarësh që ne duam të shohim në të ardhmen”, tha ndër të tjera Sinemati.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x