8.5 C
Tirana
22 / 01 / 2026

“Do bëjmë gallatë apo mbledhje”/ Debatet Hasani-Balla në komisionin e Punëve të Jashtme: Mos u nxeh tani mor burrë…(VIDEO)

Mbledhja e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme ku u votua në parim për projektligjin e pjesmarrjes së Shqipërisë në Bordin e Paqes pas ftesës së presidentit Donald Trump, u shoqërua me debate.

Gjatë votimit në parim të projektligjit kryetari i komisionit Igli Hasani dhe kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla patën një debat pasi ky i fundit i tha deputetit Agron Shehaj të ulet për të votuar. Hasani duke iu drejtuar Ballës tha: “Tani do më lësh ta bëj këtë gjënë?”

Pjesë nga debati:

Taulant Balla: Hë mo s’do votosh ti

Igli Hasani: Lëre tani Taulant tani të lutem ta bëj këtë gjënë tani dhe vazhdojmë

Taulant Balla: Po të ulet të votojë

Igli Hasani: Po nuk do të votojë, çke tani le të iki

Taulant Balla: Qetësohu

Igli Hasani: Po ça të qetësohem tani po e bën ti tani. Votojmë në parim projektligjin

Elisa Spiropali: Votove zoti Shehaj?

Agron Shehaj: Votova zonja ministre

Igli Hasani: Të lutem, o zonjë tani, O Elisa ta ndërpres, ta lë?

Taulant Balla: Mbaroje tani. Mos u nxeh edhe ti mor burrë

Igli Hasani: Ça është ky muhabet tani, bëjmë gallatë apo të vazhdojmë mbledhjen

Taulant Balla: Jepi o vëlla po nuk mbajte kaq presion…

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x