E diela e 2 nëntorit është shpallur Ditë Zie Kombëtare pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se me këtë rast ndeshjet e të gjitha kampionateve të futbollit në vend, nga Kategoria Superiore e deri të kampionatet e moshave do të shtyhen.
Në Kategorinë Superiore, ndeshjet ishin parashikuar të luheshin të dielën dhe të hënën. FSHF konfirmon se sfidat e së dielës do të luhen të hënën në të njëjtin orar, ndërsa ato të së hënës shtyhen për të martën në orën 16:00
Abissnet Superiore, java 10
Tirana – Bylis, 03.11.2025, 14:00
Dinamo City – Teuta, 03.11.2025, 17:00
Flamurtari – AF Elbasani, 03.11.2025, 17:00
FK Vora – Partizani, 04.11.2025, 16:00
Egnatia – Vllaznia, 04.11.2025, 16:00
Ndërsa në Kategorinë e Parë, 5 ndeshje ishin planifikuar të dielën të cilat shtyhen për të hënën në 14:00. Të gjitha ndeshjet e javës së 10 të Kategorisë së Parë do të luhen ditën e hënë
Kategoria e Parë, java 10
Iliria – Burreli 03.11.2025 14:00
Kukësi – Kastrioti 03.11.2025 14:00
AF Luftëtari – Besa 03.11.2025 14:00
Laçi – Lushnja 03.11.2025 14:00
Pogradeci – Apolonia 03.11.2025 14:00
Skënderbeu – Korabi 03.11.2025 17:00
Në Kategorinë e Dytë, ndeshjet e Grupit A do të luhen sipas programit të shtunës, ndërsa takimet e Grupit B, të planifikuara për të dielën, do të spostohen të hënën në orën 13:00.
Partizani B – Devina, 03.11.2025, 13:00
Oriku – Maliqi, 03.11.2025, 13:00
Butrinti – Tomori, 03.11.2025, 13:00
Këlcyra – Eagle Football, 03.11.2025, 13:00
Federata Shqiptare e Futbollit thekson gjithashtu se në të gjitha ndeshjet e kampionateve shqiptare do të mbahet 1 minutë heshtje në nder të kujtimit të ish kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano