15.5 C
Tirana
18 / 10 / 2024

DITË TEATRI NË GJIROKASTËR.

Teatri Shëtitës “Çajupi” në fundjavë udhëton për në qytetin e gurtë të Gjirokastrës për të organizuar dy ditë teatri në ambjentet e teatrit “Zihni Sako” të këtij qyteti. Të shtunën dhe të dielën në orën 11:00 për vogëlushët Gjirokastrit do të jetë shfaqja “Ëndërr apo e vërtetë?”. Ndërsa në mbrëmje do të jetë komedia e suksesshme “Gruaja e burrit tim”, me regji të Kiço Londos.

Beni po perpiqej te shkruante historine qe i duhej per ne shkolle. Duke u munduar per te gjetur ide, ai dorezohet, lodhet dhe e ze gjumi. Papritur, kur zgjohet e gjen veten pa kuptuar ne nje pyll, ne pyllin e erret ku takohet me Magjistaren e Nates e cila i kerkon me detyrim qe ai te shkruaje sa me shpejt histori te ndryshme, pasi kjo gje e bente Magjistaren te fuqishme. Beni takohet edhe me disa kafshe ne pyll, te cilet se bashku perpiqen te gjejne nje menyre se si mund ta mundin Magjistaren e Nates qe ajo te mos trembte me femijet ne pyll. Ejani te ndiqni aventuren e Benit dhe te zbuloni se cfare i ndodh atij ne pyllin e madh dhe te mistershem!!!

Në fillim të shfaqjes “Gruaja e burrit tim”, dy gra, secila pa dijeninë e tjetrës, telefonojnë rajonet përkatëse të policisë lokale për të raportuar zhdukjen e burrit të tyre. Në fakt, ai është shtruar në spital pas një sulmi që pësoi teksa mbronte një zonjë të moshuar nga dy banditë. Në konfuzion, taksisti i ka dhënë pa dashje policisë të dyja adresat ku ai jeton dhe pak më pas një zyrtar i rendit e shoqëron përsëri në shtëpinë ku jeton me gruan e tij Meri, ku shfaqet me një fashë të dukshme në kokë.
Nga ai moment fillon loja e keqkuptimeve dhe seria e gënjeshtrave që taksisti sajon për të mbrojtur sekretin e bigamisë së tij.”Gruaja e burrit tim” është diçka tjetër. Falë aktorëve të mrekullueshëm të zgjedhur me kujdes, shfaqja ruan qeshjet e shkaktuara nga tensionet dhe ndërlikimet e situatave duke i transformuar ato me ironi të lezetshme dhe delikate, falë vëmëndjes së jashtëzakonshme ndaj detajeve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x