Ka qenë pjesë e Arsenalit të pathyeshëm, në periudhën 2002-2004, por sot është tregtar fruta-perimesh.
Rami Shaaban ishte zëvendësi i legjendarit David Seaman në ekipin fantastik të drejtuar nga Arsene Wenger. Një dëmtim i rëndë i pengoi karrierën në këtë skuadër, ndërkohë që Jens Lehmann i zuri vendin në klubin londinez.
Si portier i dytë suedezi luajti shumë pak dhe më pas u huazua në disa skuadra dhe u tërhoq në vitin 2011, kur ishte 36 vjeç.
Pikërisht në këtë moment do të nisë jeta e tij e dytë. Rami hap një biznes fruta-perimesh, me mallin që e merr direkt nga Egjipti, vendin e tij të origjinës, dhe e shpërndan në markete. Ndërkohë që vetë bën edhe reklamat për biznesin e tij në rrjetet sociale.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Xi Jinping takohet me Trump më 24 shtator në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti kinez nuk do flasë në Asamblenë e OKB-së - 17/08/2026
- “Duam Championsin dhe gjithçka tjetër”, Rodri mbërrin në Barcelonë: Të luaj për këtë ekip është një ëndërr - 17/08/2026
- Rodri bën gati valixhet për në Barcelonë, zbulohet i gjithë itinerari deri në zyrtarizimin e lëvizjes më të madhe të verës - 17/08/2026