14.5 C
Tirana
28 / 10 / 2025

Digital Bootcamp, për fuqizimin e gjeneratës, që do të udhëheqë transformimin digjital të Shqipërisë

Digital Bootcamp, programi katërditor i Vodafone Albania, që synon fuqizimin e të rinjve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit digjital, mblodhi 30 të rinj të përzgjedhur nga mbi 800 aplikime, të cilët punuan në grup, për të zhvilluar ide dhe prototipe digjitale për qeverinë, bizneset dhe konsumatorët.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Balázs Révész theksoi se Digital Bootcamp është pjesë e angazhimit të Vodafone Albania për të mbështetur dhe zhvilluar aftësi digjitale që i mungojnë ende tregut lokal. “Përmes sfidave reale, mentorimit dhe ekspozimit ndërkombëtar, ne synojmë të fuqizojmë gjeneratën e re të profesionistëve që do të udhëheqin transformimin digjital të Shqipërisë. Ambicia jonë është të identifikojmë dhe të tërheqim talentet më të mira, duke i orientuar drejt karrierave të ardhshme në Vodafone Albania, duke krijuar ura bashkëpunimi midis tregjeve të ndryshme, nga Shqipëria deri në qendrat teknologjike evropiane.”- tha ai.

Klejdi Beti, Partnere e biznesit për zhvillim u shpreh se të rinjtë kanë pasur mundësinë të ndjekin trajnime mbi temat e Project Management, Agile dhe Design Thinking, nga trajnues të certifikuar nga e gjithë bota. Gjithashtu, kanë punuar në tre business case të dedikuara dhe në fund kanë prezantuar një ide inovatore.

Qëllimi i programit është të inkurajojë të rinjtë të krijojnë produkte të reja digjitale, zgjidhje kreative dhe ide inovative që mund të kenë ndikim real në treg. Përmes kësaj nisme, Vodafone Albania synon të mbështesë zhvillimin e aftësive të avancuara teknologjike, të cilat sot janë ende sfiduese për t’u gjetur në tregun lokal.

Projektet finale u prezantuan para jurisë ekzekutive, ku grupi fitues Next Frame, u shpërblye me një udhëtim në Lisbonë për të marrë pjesë në Web Summit 2025, ndërsa talentet më premtuese do të vlerësohen me mundësi punësimi pranë Vodafone Albania.

Ky edicion i Digital Bootcamp vërtetoi se potenciali i të rinjve shqiptarë në fushën e IT-së është i madh, ndërsa nisma të tilla vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekosistemit digjital në vend.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x