13.5 C
Tirana
17 / 03 / 2026

Dialogu Kosovë-Serbi pa sukses, reagon Borrell: Kurti nuk tregoi respekt!

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politike të Jashtme, Josep Borrell, i cili bashkë me ndërmjetësuesin Mirsolav Lajçak, udhëhoqën bisedimet që zgjatën rreth 8 orës mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç, përcëktoi dhe fajtorin për këtë dështim.

“Palët nuk u pajtuan për një zgjidhje. Të dy mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e bisedimeve sot dhe për çdo përshkallëzim dhe dhunë që mund të ndodhë në terren. Për hir të transparencës, ne parashtruam një propozim që mund ta shmangte këtë situatë të rrezikshme. Presidenti Vuçiç e pranoi, por për fat të keq kryeministri Kurti nuk e pranoi”, tha Borrel.

Borrell vijoi më tej duke kritikuar dhe akuzuar ashpër Kurtin dhe tha se nuk tregoi respekt për dialogun dhe për obligimet legjitime ndërkombëtare. Zyrtari i BE-së porositi qeverinë e Kosovës që të mos vazhdojë me fazën e dytë të planit për ndërrimin e targave, pra me vendosjen e gjobave, ndërsa qeverinë e Serbisë që të mos lëshojë më targa KM për serbët e Kosovës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x