6.5 C
Tirana
05 / 11 / 2025

Dhurimet vullnetare të gjakut/ Numri i dhuruesve vullnetarë në qarkun e Korçës mbetet i ulët

Banka e gjakut pranë Spitalit Rajonal të Korçës prej kohësh përballet me uljen e numrit të dhuruesve vullnetarë të gjakut. 

Mjekja e kësaj qendre Viola Furxhi ka bërë të ditur se edhe pse nuk ka patur mungesa në bankën e gjakut dhe janë plotësuar nevojat që ka pasur spitali për pacientët, përsëri numri i dhuruesve vullnetarë në qarkun e Korçës mbetet i ulët. 

Në rang kombëtar sipas mjekes duhet të ketë 20 dhurime për 1000 banorë, ndërkohë që në Korçë bëhen vetëm 5.5 dhurime për 1000 banorë. 

Periudha e pandemisë ndikoi ndjeshëm në uljen e numrit të dhurimeve vullnetare të gjakut. Për këtë nga ana e kësaj qendre iu është kërkuar zyrtarisht të gjitha institucioneve të bëhen pjesë e fushatës së dhurimit vullnetar të gjakut.

Burimi kryesor i sigurimit të gjakut me dhurues vullnetar sipas mjejes Furxhi mbeten punonjësit e institucioneve, familjarët dhe studentët. Mjekja bën apel për ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e sa më shumë qytetarëve në dhurimin e gjakut, pasi kjo nuk sjell probleme në shëndet. 
Brenda një viti në bankën e gjakut pranë Spitalit Rajonal të Korçës janë kryer më shumë se 1300 dhurime gjaku. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x