5.5 C
Tirana
15 / 03 / 2026

Dhunuan të moshuarën, lirohen infermieret, reagon e bija

Zhaneta Nura, vajza e së moshuarës që u dhunua fizikisht në azilin në Pejë ka reaguar pas lirimit nga paraburgimi të 3 infermiereve Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remize Kuqi, të cilat dhunuan nënën e saj. 

Ajo shprehet se ky vendim i marrë ndaj tyre nga gjykata, ka ‘dhunuar’ për të dytën herë nënën e saj.

“Vendimi për lirimin e të pandehurave nga paraburgimi ditën e sotme nga Gjykata Supreme e Kosovës, plagën tonë në zemër vetëm sa e ka thelluar.

Shoku i shkaktuar nga pamjet e dhunës që i ushtrohet nënës time, për ‘Gjykatën Supreme’ paska qenë lehtë i gëlltitshim dhe me këtë veprim kjo gjykatë ‘dhunoi’ për të dytën herë nënën time!”, shkruan Zhaneta në Facebook.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x