6.5 C
Tirana
31 / 03 / 2026

Dhunohet gazetari Valon Syla në Kosovë, tre persona e godasin pasi doli nga emisioni

Gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, Valon Syla është sulmuar mbrëmjen e djeshme nga tre persona.

Ai ka pësuar lëndime të lehta në kokë, shkruan gazeta Express. Syla, i cili ishte pjesë e emisionit Pressing në një debat që lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar pak minuta pasi që ka dalë nga studioja.

Ai është dërguar në spital ku ka marrë mjekimin e nevojshëm ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e identitetit të autorëve të sulmit.

Vetë Syla ka pohuar se tre personat që e kishin goditur ishin larguar me vrap menjëherë pas ngjarjes.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x