14.5 C
Tirana
05 / 11 / 2025

Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

Zohran Mamdani ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në New York City dhe do të bëhet kryetari i parë mysliman i qytetit më të madh në SHBA.

34-vjeçari i vetëshpallur socialist demokrat ishte relativisht i panjohur vetëm disa muaj më parë dhe arriti fitoren me premtime për të taksuar milionerët, për të paguar për programet e zgjeruara sociale.

“Në këtë moment errësire politike, Nju Jorku do të jetë drita”, thotë Mamdani në një fjalim fitoreje ku përshkruan politikat e tij teksa sfidon presidentin Trump.

Demokratët kanë arritur një fitore historike të trefishtë në zgjedhjet kyçe në Ditën e Zgjedhjeve, më 4 nëntor. Demokratët parashikohet të fitojnë garat për guvernator në Virxhinia dhe Nju Xhersi.

Gjithashtu sot, kalifornianët votuan për të ripërcaktuar zonat kongresive të shtetit në favor të Partisë Demokratike përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Një ditë më parë presidenti Trump kërcënoi se do të shkurtojë fondet federale të Nju Jorkut nëse Mamdani fiton ndaj kandidatit të pavarur Andreë Cuomo dhe republikanit Curtis Sliwa.

Zgjedhjet u panë si testet e para të mëdha elektorale të presidencës së dytë të Donald Trumpit. Në një postim në rrjetet sociale sonte, ai fajësoi humbjet e republikanëve për mbylljen e qeverisë dhe mungesën e tij në votim.

Kush është Zohran Mamdani?

I lindur në Kampala, Ugandë, më 18 tetor 1991, Zohran Kwame Mamdani u rrit në një mjedis intelektual dhe multikulturor. Babai i tij, Mahmood Mamdani, është një nga studiuesit më të njohur të politikës dhe kolonializmit në Afrikë, ndërsa nëna e tij, Mira Nair, është një regjisore me famë ndërkombëtare e filmave të tillë si Monsoon Wedding dhe The Namesake.

Familja u zhvendos fillimisht në Afrikën e Jugut dhe më pas në Nju Jork, ku Zohran mbërriti në moshën shtatë vjeç.

Pasi u diplomua me një diplomë në Studime Afrikane nga Kolegji Bowdoin në Maine, ai punoi në punë sociale si këshilltar strehimi, një përvojë që ndikoi thellësisht në pikëpamjen e tij politike.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x