8.5 C
Tirana
22 / 01 / 2026

Deklarata e Trump për misionin e NATO-s në Afganistan, zyrtarja kanadeze përgënjeshtron fjalët e tij: Forcat evropiane nuk qëndruan jashtë vijave të frontit, ato…

Një veterane kanadeze e luftës në Afganistan ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Presidentit Donald Trump, i cili tha se trupat evropiane qëndruan jashtë vijave të frontit gjatë misionit të NATO-s në Afganistan.

Wendy Gilmour, një ish-pjesëtare e forcave ushtarake kanadeze dhe diplomate, deklaroi se pretendimi i Trumpit është “personalisht ofendues”. Ajo theksoi se trupat britanike në provincën e Helmandit dhe kanadezët në provincën e Kandaharit ishin në vijën e parë të frontit dhe kontribuan në disa nga betejat më të vështira të atij konflikti.

“Nuk është e vërtetë që forcat evropiane qëndruan jashtë vijave të frontit,” tha Gilmour.

“Britanikët dhe kanadezët ishin të angazhuar në disa nga betejat më të ashpra të luftës në Afganistan”, shtoi ajo.

Sipas raportimeve, ajo tha se këto deklarata të Trumpit nuk reflektojnë realitetin e sakrificave të trupave aleate dhe injorojnë kontributin e NATO-s në përpjekjet e stabilizimit të vendit.

Gilmour gjithashtu kujtoi se përdorimi i Nenin 5 të NATO-s për mbrojtjen kolektive u aktivizua për herë të parë pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, duke i dhënë mundësinë vendeve të NATO-s të mbështesin trupat amerikane në Afganistan.

“Për këtë arsye, NATO ndërhyri me forcë, dhe kjo i mundësoi SHBA-së të vazhdonte angazhimet e saj në Irak, ku iu bashkua edhe Britania”, tha ajo.

Gilmour theksoi se është “e tmerrshme” që disa harrojnë sakrificat e bëra nga trupat e NATO-s, të cilët, sipas saj, luajtën një rol të rëndësishëm në mbështetje të objektivave të SHBA-së dhe të aleatëve të tjerë gjatë misionit në Afganistan. Ajo apeloi që të nderohen të gjithë ata që dhanë jetën dhe vuajtën për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajon.

Deklaratat e Trumpit kanë ngritur shqetësime në mesin e ish-ushtarëve dhe diplomatëve të shumtë që shërbyen në Afganistan, duke përfshirë shumë që po e shohin si një minimizim të përpjekjeve dhe sakrificave të aleatëve ndërkombëtarë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x