7.5 C
Tirana
04 / 03 / 2026
No menu items!

Çështja e detit, Rama takon në Pragë kryeministrin grek, pranon mungesën e konsensusit

Çështja e detit mbetet akoma e pazgjidhur dhe procesi po përgatitet të  shkojë drejt Hagës. Lajmi është pranuar nga vetë kryeministri Edi Rama i cili ka takuar në Pragë me kryeministrin grek Mitsotakis.

Nga Praga ku u diskutua mbi Komunitetit Politik Evropian, kryeministri Rama foli edhe për çështjen e detit me Greqinë e cila do të shkojë në Hagë. 

Ai bëri me dije se procesi është duke vazhduar dhe se kërkon kohën e vet, ndërsa shtoi se akoma nuk ka një konsensus mes palëve.

“Ky është një proces ligjor, ka një sërë rregullash, ka një sërë procedurash dhe ne do t’i respektojmë procedurat nga fillimi në fund sepse duhet të bëjmë shumë të qartë pozicionin tonë, duhet të bëjmë shumë të qartë çfarë ne synojmë në këtë proces dhe ai qëndrimi i unifikuar që kërkohet nga kjo gjykatë për çfarë synon njëra palë dhe çfarë synon pala tjetër, kërkon kohën e vet. Pra, nuk kemi një konsensus mes palëve”, u shpreh kreu i qeverisë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x