Nga Frrok Çupi
Ka kohë që po flitet vetëm për burgje. Jo vetëm flitet, por duket se burgu është kthyer në energjinë që vë në lëvizje mullirin ku bluhen shumë gjëra: politika, bluhen krunde për pula dhe miell për të vobektët, thashetheme, ryshfete, fate për gjykatës e prokurorë, fatkeqësi për disa të tjerë…
Por burgu nuk është një mulli i mirë për ata që bluhen aty brenda. Për të tjerët edhe është i mirë.
Se po të ishte i mirë për këdo, sidomos i mirë për huliganët, gangsterët, të fortit dhe të korruptuarit…, atëherë nuk do tëkishte ngelur vend në burg për ndonjë të vobektë ose hallexhi që e zuri halli në një konflikt për ujin në fshat.
Por ngaqë nuk është i mirë burgu, të fortit kandidatë për burg, fshihen në turmat që krijojnë njerëzit idiotë.
Besoj i vutë re dje në bulevardin e madh të Tiranës, një grusht me njerëz të hutuar. Atij grushti ia kishin vënë emrin herë‘protestë’, herë ‘foltore’, herë ‘ne të lagjes rrëzojmë Ramën’. Secili nga emrat e ‘tubimit’ vinte në funksion të burgut. I zoti i turmës që është kandidat për në burg, herë i urrente ata që e rrethonin, herë desh t’u fshihej nën pantallona. Edhe kjo nëfunksion të burgut. Dje mori zarfin për në hetim, po dje u kthye në vendin e krimit, në Bulevard, ku mban mbi kurriz vrasjen e katër qytetarëve protestues paqësorë dhe plagosjen e 137 të tjerëve. Edhe pse erdhi në vendin e krimit, prapë ështënë funksion të burgut. Desh t’u thoshte viktimave se ‘prapëashtu ua bëj’, por nuk guxoi për shkak të burgut.
Këtu në këtë bulevard ka kaluar gjithë historia moderne e Shqipërisë. Fashizmi dhe Komunizmi kaluan këtu, këtu kanëkaluar topa dhe arkivolë. Këtu ka kaluar edhe Ilia Erenburg, një gazetar i shquar sovjetik që tentoi t’i gëlltiste më vonëfjalët e mira që tha për kryeqytetin, por ishte e pamundur. Vini re, edhe ky gazetar i huaj, në mbiemër ka fjalën ‘burg’.
I zoti i kësaj ‘vakisë’ mbrëmë në bulevard u duk se herë i fliste Prokurorit si t’i lutej, herë turmës që e urrente pse i kishin ardhur në vaki. Çfarë po bëhet kështu: Tani janëndërruar prokurorët e tij, apo është bërë burgu më luksoz!? Ndryshe pse ta thërrisnin për te vendi. Luhatjet logjike e bënin ‘të fortin e lagjes’ që të gëlltiste, si Eren-burgu, ditën e 21 janarit kur thuhet se dha urdhër për të vrarë njerëz protestues.
Ky është tmerri i burgut, kot thonë se ‘burgu është për burra’. Burgu do t’i zhburrërojë disa gangsterë që morën hije të lartëdhunuesi. Po të ishte burgu i mirë, as që kishte për tu ngritur ‘burri i botës’ me këmbë rrëshqanas e të dilte në vakinë e bulevardit. Por po të ishte ‘i mirë’, edhe këta mjeranët që u mblodhën në bulevard, nuk do të ishin kaq pak sa me gishta. Ngaqë burgu është shumë i keq, njerëzit atë ditë e lënë tëpara-burgosurin në fatin e vet. Pas pak do të nisin edhe t’i numërojnë gjynahet.
Njëri nga zyrtarët e kësaj turme, sapo doli nga burgu ka nisur fushatën për të marrë në dorë kryesimin e turmës. Këta e quajnë ‘parti’. Ai akoma e di se burgu të jep nder dhe të vë në krye.
U desh një mal i madh me akte, me ligje, me dëshmi, me prova…, për ta bërë gati si dhëndër drejt burgut këtë tipin që kryesoi mbrëmë foltoren në bulevard. Po të ishte burgu i mirë, ai do të shkonte me këmbët e tij. Ç’i ka parë syri i ka zënë dora deri më tani.
Veç kësaj, u desh që të burgoseshin dhjetëra zyrtarë të tjerë, nëpunës të shtetit e jo të shtetit. Pse? Për të praktikuar rrugën për ‘shefin e pandëshkueshëm’. Tani erdhi momenti kur e kanë marrë përdore dhe po i thonë: ‘Hajde pra, nuk ka lezet. Ja shiko si shkojnë të tjerët në burg. Hidhe hapin edhe ti!’.
Kaq i vështirë është burgu; por më e tmerrshme vrasja e njeriut; as krahasohen. Kur autori i vrasjes shtetërore bën si trim, këtë e bën për të mitizuar burgun. Kinse ‘unë nuk pyes për burgun!’.
Këtë e bëjnë për të ngritur veten para viktimave.
- Burgu nuk është i mirë. - 18/11/2025
- Wesley Clark: Unë e di me saktësi se çfarë parashikon Milosheviçi. Por unë mund tu them me siguri se NATO do ta fitojë luftën/ Mesazhi i Gjeneralit për kosovarët dhe UÇK, Prill 1999 (AUDIO) - 18/11/2025
- “Je mësuar te shtëpia e fëmijës”, Xhelal Mziu fyen këshilltarin socialist, Muharremi braktis studion - 18/11/2025