Britania e Madhe dënon Iranin sulmin të pamatur kibernetik kundër Shqipërisë. Përmjes një deklarate ‘Foreign Office’ thotë se Irani është përgjegjës për sulmin ndaj Shqipëri. Sekretari i Jashtëm James Cleverly tha se Mbretëria e Bashkuar mbështet Shqipërinë, aleatin e NATO-s.
“Britania e Madhe ka dënuar shtetin iranian për një sulm kibernetik kundër qeverisë së Shqipërisë që shkatërroi të dhënat dhe ndërpreu shërbimet thelbësore të qeverisë. Mbretëria e Bashkuar ka dënuar sot (e mërkurë 7 shtator) shtetin iranian për një sulm kibernetik kundër qeverisë së Shqipërisë që shkatërroi të dhënat dhe ndërpreu shërbimet thelbësore të qeverisë, duke përfshirë pagesën e shërbimeve, prenotimin e takimeve mjekësore dhe regjistrimin e nxënësve.
Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (NCSC) vlerëson se aktorët kibernetikë të lidhur me shtetin iranian janë pothuajse me siguri përgjegjës për serinë e sulmeve kibernetike kundër infrastrukturës së qeverisë shqiptare nga 15 korriku, të cilat shkaktuan ndikim të rëndësishëm në shërbimet publike online dhe faqet e tjera të internetit të qeverisë. Uebsajtet e Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kryeministrisë, si dhe ‘e-Albania’, një portal që shqiptarët përdorin për të aksesuar një sërë shërbimesh publike, u sulmuan dhe u mbyllën.
Sulmuesit zbuluan gjithashtu të dhëna të qeverisë shqiptare, duke përfshirë detaje të emaileve nga Kryeministri dhe Ministria e Punëve të Jashtme. Sekretari i Jashtëm James Cleverly tha: Veprimet e pamatura të Iranit treguan një shpërfillje të hapur për popullin shqiptar, duke kufizuar ashpër aftësinë e tij për të aksesuar shërbimet publike thelbësore. Mbretëria e Bashkuar po mbështet partnerin tonë të vlefshëm dhe aleatin e NATO-s. Ne i bashkohemi Shqipërisë dhe aleatëve të tjerë në ekspozimin e veprimeve të papranueshme të Iranit”, thuhet në deklaratë.
- SHBA formon ekipin negociues për bisedime me Rusinë, 3 zyrtarë të lartë amerikanë drejt Arabisë, ndër ta Sekretari i Shtetit - 15/02/2025
- Telefonata e Sekretarit të Shtetit dhe homologut të tij rus, në fokus rikthimi i dialogut mes dy fuqive botërore dhe konflikti me Ukrainën - 15/02/2025
- Tronditet Austria! Një person vret me thikë një 14-vjeçar dhe plagos katër të rinj në rrugë! Dëshmitari përplas me makinë autorin - 15/02/2025