Brazili ka bindur edhe në provën gjenerale përpara fillimit të kampionatit Botëror. Skuadra e Carlo Ancelotti-it fitoi 2-1 miqësoren kundër Egjiptit. Bruno Guimarães shënoi golin e parë për “Seleccao-n”, por avantazhi zgjati vetëm pak minuta.
Egjipti vendosi barazpeshën në minutën e 11-të me Zico-n. Golin e fitores për Brazilin e shënoi Endrick në fillimin e pjesës së dytë.
Gjermania ka fituar kundër Shteteve të Bashkuara me rezultatin 1-2. Vetëm 2 minuta lojë iu deshën Haverc-it për të zhbllokuar rezultatin e kësaj sfide.
Robinson barazoi për SHBA-të në minutën e 37-të pas një goditjeje nga këndi, ndërsa goli i Sane shërbeu për t’i dhënë fitoren ekipit të Nagelsman.
Lautaro Martinez udhëhoqi Argjentinën në fitoren 2-0 kundër Hondurasit. Kapiteni i Interit shënoi nga pika e penalltisë golin e avantazhit dhe asistoi golin e dytë për Giovanni Simeone.
Portugalia ka mundur 2-1 Kilin me golat Gonçalo Guedes dhe Fernandesh, ndërsa skenën e rrëmbeu Rafael Leao që u përfshi në një zënkë me kundërshtarin dhe u largua nga fusha e lojës me karton të kuq.
- Brazili dhe Argjentina gati për Botërorin/ Fitojnë edhe Gjermania me Portugalinë - 07/06/2026
- “Protesta është e bukur, por mos u drejtoni nga urrejtja, ka shumë arsye për të shfryrë!”, Blushi sqaron komentin e tij për protestuesit - 07/06/2026
- Protesta për Zvërnecin, Richard Grenell shpërndan deklaratën e Ramës/ VIDEO - 07/06/2026