21.9 C
Tirana
17 / 09 / 2026

Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

Deputeti Erion Braçe ka ndarë një video nga lufta në Kosovë, pas vendimit të Hagës për katër ish-krerët e UÇK-së. Ai e cilëson vendimin të turpshëm dhe shprehet se UÇK-ja luftoi për lirinë dhe dinjitetin e popullit të Kosovës.

Sipas Braçes, historia nuk mund të ndryshohet nga një vendim gjykate pa prova.

“Për të gjithë ata që duan të ndryshojnë historinë;

Për të gjithë ata që japin vendim “në emër të popullit”;

Për të gjithë ata që kanë lindur këto 30 vitet e fundit dhe dëgjuan sot një vendim të turpshëm;

Ky është populli shqiptar i Kosovës që u sulmua, u dhunua, u përdhunua, u torturua, u zhduk, u vra, u zhduk prapë pasi u vra, u dëbua, u shkatërrua!

UÇK luftoi për këtë e me këtë popull, lirinë e tij, nderin, dinjitetin, identitetin e tij!

Nuk sulmoi, mbrojti, çliroi popullin shqiptar të Kosovës!

Të mbrosh popullin tënd nuk është kurrë krim, është detyrë jetike!

Të mos e bësh është dezertim, të bëhesh me pushtuesin është bashkëpunim, tradhti! Pyesni në Francë ç’është kjo, do ju tregojnë De Golin e pas Luftës së Dytë Botërore!

Historia është shkruar! Është njerëzore!

Nuk e ndryshon dot një vendim gjykate, për më tepër pa prova”, shkruan Braçe.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x