-0.5 C
Tirana
19 / 01 / 2026

Blinken tremb Rithemelimin! S’ka dhunë në dyert e Kuvendit, deputetët e Berishës u bien vetëm bilbilëve

Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit duket se i ka ‘trembur’ deputetët e Sali Berishës.

Për herë të parë, pas disa muajsh, në dyert e Kuvendit nuk ka patur akte dhune ndaj Gardës apo deputetëve të tjerë që nuk mendojnë si Rithemelimi.

Për këtë heshtje nuk ka asnjë reagim, por e sigurt është që Rithemelimi po përpiqet të ruajë imazhin përballë Antony Blinken, njeriut që vulosi fatin e Sali Berishës.

Njerëz pranë Rithemelimit e kanë justifikuar këtë heshtje si pasojë e një mbledhje që deputetët e Berishës po zhvillojnë për t’u organizuar për protestën e datës 20 Shkurt.

Ndërkohë vetëm një numër i vogël ligjvenësish pranë Rithemelimit u kanë rënë bilbilëve brenda sallës.

javanews

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x