Djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi, ka reaguar pas dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përshirë të atin që u dënua me 25 vjet burg.
Ai falënderoi të gjithë mbështetësit e ish-krerëve dhe tha se do t’u bashkohet sapo të kthehet në Kosovë.
“Falënderoj të gjithë vëllezërit dhe motrat shqiptare që udhëtuan dhe që pritën me orë të tëra për vendimin. Në veçanti ata që nuk e ndalën zërin edhe pas vendimit”, shkruan Thaçi.
“Mirënjohja ime shkon për secilin prej jush që na u bëtë krah ndër vite, në këtë rrugëtim të padrejtë të babit dhe shokëve të tij”.
“Sapo të kthehem, do t’i bashkëngjitem edhe unë zërit tuaj sepse kjo betejë nuk ka mbaruar. Ashtu si Babi sot, që me kokën lart u përball me këtë ditë, edhe ne do të vazhdojmë përpara me kokën lart, me dinjitet e maturi”.
Thaçi përfundoi shkrimin e tij me deklaratën që historinë e UÇK-së nuk mund ta ndryshojë asnjë vendim.
“Ne e dimë historinë tonë. Ushtarët tanë e kanë gdhendur në lëkurë ndërsa dëshmorët tanë e kanë vulosur me gjakun e tyre. Këtë histori nuk mund ta ndryshojë asnjë vendim”.
- Trump shfaqet duke dremitur në gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale, Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen - 29/09/2026
- Ish-gjenerali që u bë ambasador/ Eric Wendt nis “betejën” diplomatike amerikane, zbulohet cilin takon të parin të mërkurën - 29/09/2026
- Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK: Sfidon këdo për ato biseda që kanë dalë… - 29/09/2026