11.5 C
Tirana
14 / 10 / 2025

Berisha vendos “sozinë” e Edi Ramës si kandidat në Tiranë: Votat tona për Florjan Binajn

Partia Demokratike ka mbështetur kandidaturën e piktorit dhe aktorit Florjan Binajt për zgjedhjet e pjesshme vendore për Bashkinë e Tiranës.

Në një konferencë për medie, Berisha deklaroi se do u paraqesë aleatëve sugjerimin për të mbështetur artistin Florjan Binaj si kandidat për zgjedhjet e 9 nëntorit.

Berisha deklaroi se Binaj është një prej personave që konsideron kauzat qytetare, si të tijat.

PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosin të paraqes kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi që është Edi Rama, informon se, grupi i mandatuar nga PD do t’u paraqesë aleatëve, mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, komunikatorin e talentuar, e lindur Florjan Binaj.

Shpresoj që aleatët opozitarët të bashkohen në këtë mbështetje ndaj një personaliteti me reputacion të gjerë tek i cili gjejnë veten më shumë se kushdo tjetër të përfaqësuar, qytetarët e Tiranës”, deklaroi Berisha.

Florjan Binaj shpalli një ditë më parë kandidaturën si kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës. Ai njihet për rolet e tij në Portokalli ku imitonte Edi Ramën. Së fundmi Binaj drejton emisionin ‘Piranja’…

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x