Sali Berisha nuk ka pritur përfundimin e tubimit te Edi Rames ne Nju Jork për të komentuar takimin e tij me diasporën.
“Shqiptarët në Nju Jork, metropolin e SHBA dhe të botës, i dhanë mesazhin më të shkëlqyer shqiptarëve se Edi Rama, ky kryehahajdut i kombit, ky armik i egër që ka zbrazur Shqipërinë sa asnjë pushtim tjetër, në SHBA nuk mund të pritet veçse me protesta.
Me protesta të fuqishme. Dhe ata u treguan qytetarëve të Nju Jorkut, por edhe zyrtarëve të SHBA se miku i Aleksis Sorosit është armik i egër i kombit shqiptar. Dhe se ai, është një diktator i urryer nga çdo shqiptar i vërtetë”, tha Berisha.
Duke ndjekur shembullin e kësaj proteste, Berisha ftoi të gjithë shqiptarët që të reagojnë njësoj sa herë që të shohin kryeministrin.
“Bashkëatdhetarët tanë të pamposhtur, patriotë të flaktë, me protestën e tyre të sotme i bëjnë thirrje çdo shqiptari kudo të jetë ta presë me domate, ta presë me vezë, ta presë me protestë kryehorrin e kombit, kryehajdutin e kombit, kryetradhtarin e kombit Edi Rama, në çdo pëllëmbë të tokës shqiptare, kudo që të jetë, në Shqipëri, në Europë dhe kudo. Shqiptarët në këmbë është kushtrimi që vjen nga Nju Jorku”, shtoi ish kryeministri.
Duke e quajtur qeverisjen e Edi Ramës regjim, Berisha shtoi se vetëm me protesta mund të arrijnë qëllimin e tyre që është marrja e pushtetit.
- Sula flet si Kryeinspektor: Detyrën nuk e quaj privilegj, por përgjegjësi të madhe - 09/02/2026
- Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës: Do lë gjurmë për mirë! Mund të jetë posti i fundit që mbaj - 09/02/2026
- Nuk ka më dyshime! Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian në një lidhje, shfaqen bashkë në Super Bowl - 09/02/2026