Megjithëse premtoi gjatë turit të Foltores se kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 2025 do të zgjidhen përmes parimit të primareve, kryetari i PD-së, Sali Berisha duket se nuk e ka më prioritet këtë çështje.
Katër muaj para zgjedhjeve, strukturat e PD-së njohin vetëm drejtuesit politikë, që jo domosdoshmërisht mund të jenë edhe të parët e listave nëpër qarqe.
Ndërsa pjesa tjetër, veçanërisht ata që nuk do të jenë në listat e sigurta, përfshi deputetë, ish-deputetë, anëtarë kryesie dhe ata të Këshillit Kombëtar nuk kanë asnjë indicie se si do të vijojë ky proces.
I pyetur sot se a ka kohë PD-ja për të bërë primare, Berisha u përgjigj thatë me një “po”, por shtoi se për momentin fokusi i opozitës është diku tjetër.
“Po, i premton plotësisht koha (për primaret), por ju siç e shihni PD në betejën e saj me narkodiktaturën është në akte të fuqishme anti-diktatoriale. Kjo e sotmja ishte…unë do vija vetë po të mos më thërrisnin, por ja më thirrën”, tha Berisha.
- Papa Leo XIV reagon ndaj zgjedhjeve në SHBA: Autoriteti politik duhet të drejtohet drejt së mirës së përbashkët! - 04/11/2026
- Pedro Sanchez reagon për zgjedhjet në SHBA: Amerikanët votuan kundër urrejtjes, së shpejti edhe Spanja! - 04/11/2026
- Humbja e zgjedhjeve në SHBA, Republikanët e drejtojnë gishtin nga Trump pas disfatës! - 04/11/2026