Sali Berisha dhe Albin Kurti kanë vendosur të mos marrin pjesë në protestën në mbështetje të krerëve të UÇK-së, protestë e cila do të mbahet sot në Tiranë, në orën 17:00.
Analisti Frrok Çupi tha në “Tirana Live” në ABC News se protesta nxori në pah fytyrat e vërteta të tradhtarëve të kombit shqiptar, sipas tij, të dyshes Kurti-Berisha. Ai shtoi se Berisha e ka bojkotuar gjithmonë çështjen e Kosovës, edhe kur u shpall pavarësia e saj.
“Ky tubim ka një emër shumë të madh. Emri i këtij tubimi është shumë historik, që i jep vlera kombit shqiptar. Kjo është me një vlerë më të shtuar, për arsye se i dëshmojnë botës se shqiptarët dinë të marrin vendime politike dhe e dyta se shqiptarët dinë ta mbrojnë fitoren që kanë arritur. Ky manifestim është një pasqyrë ku tregojnë fytyrat e tradhtareve të kombit.
Sot kemi rastin që të shikojmë të gjatë tradhtarët e kombit shqiptar, që është dyshja Kurti-Berisha. Gjëja më e fundit që mendon Berisha është Hashim Thaçi. Berisha e ka bojkotuar gjithmonë çështjen kombëtare. Berisha ka qenë kundër që kur u përmend pavarësia e Kosovës, njësoj po dhe Kurti që nuk ka njohur as flamurin e Kosovës.
Berisha është akuzuar nga vetë Rugova, si një tentativë e Berishës për të vrarë Rugovën. Berisha nuk ka vepruar kundër Kosovës, popullin e vet e rrënoi, e bëri grusht shteti. Luftojnë kundër Edi Ramën, sepse Rama mendohet Europë sot në Tiranë dhe duke goditur Ramën, godasin Perëndimin. Liria nesër do të ketë një emër por jo për të gjithë njësoj”, tha Çupi.
- “Gjykata e Hagës do të përfundojë një hiç”, Fatos Klosi mbron ish-drejtuesit e UÇK-së: Nuk u dhamë asnjë fishek, vetëm informacion - 17/10/2025
- Berisha dhe Kurti bojkotojnë protestën për UÇK-në, Çupi: Tregojnë fytyrën e tradhtarëve të kombit - 17/10/2025
- Me flamuj kuq e zi dhe këngë patriotike, qytetarët e parë nga Kosova drejt Tiranës për protestën: Kërkojmë drejtësi për çlirimtarët tanë - 17/10/2025