24.5 C
Tirana
08 / 07 / 2025

Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar i balancuar dhe i drejtë rrit qëndrueshmërinë e marëdhënieve

Zhvillimi i marrëdhënieve Kinë-BE tregon që të dy palët janë partnere e jo kundërshtare dhe kanë bashkëpunimin si temën kryesore, theksoi Wang Yi Wang, ministër i jashtëm i Kinës gjatë bashkëkryesimit të raundit të 13-të të Dialogut Strategjik të Nivelit të Lartë Kinë-BE me Përfaqësuesen e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë të BE-së Kaja Kallas, në Bruksel duke shtuar se të dy palët duhet t’i trajtojnë siç duhet dallimet nëpërmjet komunikimit brenda këtij kuadri.

Përballë pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë në rritje të situatës ndërkombëtare, të dy palët, si ekonomi të mëdha, duhet të forcojnë shkëmbimet, të thellojnë mirëkuptimin, të rrisin besimin e ndërsjellë, të nxisin bashkëpunimin, të mbrojnë së bashku rendin ndërkombëtar të pasluftës dhe t’i ofrojnë botës siguri, tha ai

Duke theksuar se sfidat me të cilat përballet BE-ja sot nuk vijnë nga Kina e së kaluarës, e së tashmes apo e së ardhmes, ministri i Jashtëm kinez u kërkoi të dyja palëve të tregojnë respekt të ndërsjellë dhe të mësojnë nga njëra-tjetra, si edhe të japin kontribute të reja për qytetërimin njerëzor

Nga ana e saj, Kallas tha se BE-ja i përmbahet politikës së “një Kine” dhe është e gatshme të rrisë mirëkuptimin e ndërsjellë dhe të zhvillojë një marrëdhënie më konstruktive BE-Kinë nëpërmjet komunikimit të sinqertë.

Ajo gjithashtu bëri thirrje për një bashkëpunim ekonomik e tregtar më të balancuar dhe të drejtë.

Të dyja palët shkëmbyen pikëpamje edhe për çështje të tilla si kriza e Ukrainës, konflikti Izrael-Palestinë dhe çështja bërthamore iraniane.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x