10.5 C
Tirana
17 / 03 / 2026

Basha përsëri në SHBA: Vizita e dytë në Uashington

Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha, ka udhëtuar sërish në SHBA, ku nuk ka pak kohë që ishte për vizitë zyrtare. Këtë e bën të ditur vetë Bashan ë faqen e tij, ku shkruan: “Takim shumë i frytshëm me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Daniel Twining në selinë e IRI në Washington. Diskutuam gjerësisht mbi situatën në Shqipëri, domosdoshmërinë e forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ramë dakort për intensifikimin e bashkëpunimit në mënyrë që vlerat Euro-Atlantike të jenë udhërrëfyes për ndërtimin e një qeverisje dhe shteti në shërbim të qytetarëve dhe jo një grupi individësh”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x