11.5 C
Tirana
16 / 01 / 2026

Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së Policisë së Shtetit për vitin 2025

Nga Eduard Zaloshnja, PhD, QENDRA AGENDA

Prezantuar në Akademinë e Sigurisë së Policisë së Shtetit

Vdekjet rrugore dhe nga krimi përbëjnë gjysmën e vdekjeve jonatyrale në Shqipëri. Parandalimi i tyrë është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Te gjysma tjetër e vdekjeve jonatyrale mbizotërojnë vetëvrasjet, vdekjet në punë, etj. Parandalimi i tyre është detyrë parësore e organeve të tjera shtetërore.

Siç ilustrohet në tabelën e mëposhtme, vdekjet rrugore dhe nga krimi kanë shënuar një reduktim drastik në 15 vjetët e fundit në Shqipëri – 43.5% janë reduktuar vdekjet rrugore dhe 60.6% vdekjet nga krimi.

Por shifrat e mësipërme nuk na japin një tablo të plotë. Sepse ndërkohë që vdekjet rrugore pothuaj janë përgjysmuar në 15 vjetët e fundit, numri i automjeteve me targa shqiptare pothuaj është trefishuar – nga 380 mijë më 2010, arritën në 1 milion më 2025 (pa llogaritur këtu numrin e automjeteve me targa të huaja që futen me shumicë në Shqipëri).

Po të llogarisim indeksin e vdekshmërisë rrugore (vdekje rrugore për 100 mijë automjete me targa shqiptare), rezulton se vdekshmëria rrugore ka qenë pothuaj pesëfish më e lartë më 2010, krahasuar me 2025 (shihni grafikun e mëposhtëm).

Po si krahasohemi ne me mesataren e vdekshmërisë rrugore të Bashkimit Europian dhe me të fqinjit tonë verior Mal i Zi (vend kandidat për në BE)?

Në qoftë se vdekjet e këmbësorëve/biçiklistëve/motoçiklistëve (që përbëjnë aktualisht 57% të gjithë vdekjeve rrugore këtu) do të ishin të krahasueshme në përqindje me BE-në (20%), ne do ta kishim sot indeksin e vdekshmërisë rrugore të barabartë me mesataren europiane! Ndërkohë, vdekshmëria rrugore në Shqipëri është shumë më e ulët se në Malin e Zi (shihni grafikun e mëposhtëm).

Vdekshmëria nga krimi ka qenë 2.2 herë më e lartë më 2010, krahasuar me 2025. Shihni grafikun e mëposhtëm për indeksin e vdekshmërisë nga krimi (vdekje nga krimi për 1 milion banorë).

Po si krahasohemi ne me mesataren e vdekshmërisë nga krimi të Bashkimit Europian dhe të fqinjit tonë verior Mal i Zi (vend kandidat për në BE)?

Në qoftë se vdekjet nga krimi brenda familjes (që përbëjnë 18.6% të vdekjeve nga krimi gjithsej këtu) do të ishin të krahasueshme në përqindje me BE-në (6.8%), ne do ta kishim sot indeksin e vdekshmërisë nga krimi diku afër mesatares europiane! Ndërkohë, vdekshmëria nga krimi në Shqipëri është më e ulët se në Malin e Zi (shihni grafikun e mëposhtëm).

Me rastin e 113-vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit Shqiptar, QENDRA AGENDA zhvilloi një sondazh opinioni për sigurinë e shtetasve dhe punën e Policisë së Shtetit. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS krejt të rastësishme. Plot 1187 banorë të rritur nga i gjithë territori i vendit e plotësuan pyetësorin, duke realizuar kështu një kampion me marzh gabimi statistikor prej 2.9%, maksimumi. Shihni më poshtë rezultatet e sondazhit.

Sa i/e sigurt ndiheni kur ecni vetëm në lagje/fshat, pasi është errësuar?
 %Shuma
Sh. i/e sigurt45.8%85.3%
I/e sigurt39.5%
I/e pasigurt9.1%14.7%
Sh. i/e pasigurt5.6%
Në zonën ku banoni, kriminaliteti është i ulёt apo i lartё?
 %Shuma
Shumë i ulët51.9%76.1%
I ulët24.2%
I lartë11.6%23.9%
Shumë i lartë12.3%
A reagon shpejt policia ndaj vjedhjeve/grabitjeve/krimeve në zonën ku banoni?
 %Shuma
Po58.8%70.7%
Anoj po11.9%
Anoj jo13.9%29.3%
Jo15.4%
A e ndieni praninë e policisë në zonën ku banoni?
 %Shuma
Po68.6%78.5%
Anoj po9.9%
Anoj jo10.9%21.5%
Jo10.6%
A është shqetësim prania e armëve pa leje në lagjen/fshatin ku banoni?
 %Shuma
Po15.1%25.3%
Anoj po10.2%
Anoj jo10.5%74.7%
Jo64.2%
Çfarë vlerësimi keni për luftën e Policisë së Shtetit kundër mbajtjes pa leje të armëve?
 %Shuma
Pozitiv50.9%64.3%
Anoj pozitiv13.4%
Anoj negativ16.5%35.7%
Negativ19.2%
Çfarë vlerësimi keni në përgjithësi për punën e Policisë së Shtetit?
 %Shuma
Pozitiv54.2%70.1%
Anoj pozitiv15.9%
Anoj negativ11.5%29.9%
Negativ18.4%
A mendoni se ka ndikuar puna e Policisë Rrugore për parandalimin e shkeljeve të kodit rrugor?
 %Shuma
Po62.7%72.2%
Anoj po9.5%
Anoj jo12.6%27.8%
Jo15.2%

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x