Deputetja demokrate Flutura Açka ka bërë një përmbledhje të jetës së saj parlamentare në këto 4 vite dhe se çfarë duhet të ndryshojë në Kuvendin që do të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
Mes zhvillimeve që ajo ndaloi ishte dhe përplasje që kishte me dy ish-kolegët e saj Flamur Noka dhe Gazmend Bardhi në komisionin e Medias, duke shtuar se ende nuk e ka kuptuar hidhësinë e kreut të grupit demokrat.
“Ka shumë njerëz që ma kanë përmendur emrin se çfarë ka bërë Flutura Açka? Në fakt unë kam qenë në politikë për 30 vite dhe kam folur për të më shumë se politikanët. Në parlament ne sjellim politikanë dhe jo njerëz seriozë. Këto 4 vite në parlament ishin një përvojë e bukur që mund të ndikojë në jetën e një shkrimtari. Më ka ardhur keq që partia që u përpoqa ti jap emrin tim gjithë luftën e saj ishte të hiqte Fluturën nga kryetari komisioni.
A e bëmë jetën e shqiptarëve më të mirë. Jo. Ikën më shumë shqiptarë. Ai parlament nuk prodhon njerëz të lumtur. Kam qenë shumë naive në atë histori. Më vjen habi që me Nokën, për shkak të vendimit, ishin të qarta pozicionimet. Por Noka është më xhentëlmen se miku im Bardhi, hidhësinë e të cilit nuk e kuptoj, grupin e kishte marrë që në shtator dhe parlamentin e dogji. Për këtë duhet të japë llogari”, tha Açka në “A2 CNN”.
- Kushedi kur vdes një i dytë si Anastasi! - 29/01/2025
- Selena Gomez reagoi për emigrantët në SHBA, politikani bën thirrje për dëbimin e saj - 29/01/2025
- Myslim Murrizi përplaset ashpër me Adriatik Lapajn: O qelbësirë komuniste, unë punoj e nuk marr tendera nga Rama apo të vjedh si vjehrri yt - 29/01/2025