El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madrid pritej një sfidë e vështirë, por nuk rezultoi e tillë.
Katalanasit thyen që në fillim madrilenët, me dy gola të shpejtë të shënuar në më pak se 20 minuta.
I pari shënoi Rashford në minutën e 9-të të takimit, ndërsa Torres realizoi dhe të dytin në minutën e 18-të. Mjaftuan këto dy gola, që Barcelona të fitonte përballjen me rivalët historikë.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 91 pikëve, duke qenë plot 14 pikë larg vendit të dytë, që mbahet pikërisht nga Reali.
Katalanasit janë tashmë dhe matematikisht kampionë të La Liga-s për herë të 29-të në histori. Barcelona shpallet kampione tre javë përpara përfundimit të kampionatit.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpritet programacioni i mëngjesit - 22/10/2026
- Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës - 22/10/2026
- Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen - 21/10/2026