Kryepleqtë e fshatrave të Bashkisë së Maliqit si dhe banorë kanë protestuar sot përpara bashkisë për furnizimin me dru zjarri.
Sipas tyre vetëm 10% e banorëve të kësaj bashkie kanë zgjidhur problemin e furnizimit me dru zjarri dhe ato me një çmim që shkon deri në 7500 lekë metri sterë, çmim ky i papërballueshëm për pjesën më të madhe të banorëve.
Ata i kanë kërkuar kryetarit të bashkisë zgjidhjen e problemit pasi gjithnjë sipas tyre në fshatrat e njësive administrative Gorë e Moglicë ka gjendje të druve të zjarrit.
Kryetari i Bashkisë Maliq Gëzim Topçiu e pranon situatën e krijuar, madje ai shkon më tej kur thotë që situata është e rëndë. Ndaj dhe për këtë ai zgjidhjen e shikon tek institucionet qëndrore.
Sipas Topçiut zgjidhje emergjente mbeten bashkitë fqinje që kanë rezerva drusore, ndërkohë që si zgjidhje përfundimtare ai shikon një plan kombëtar të furnizimit të popullsisë me dru zjarri.
Vetëm bashkia e Maliqit kërkon 100 mijë metër sterë dru zjarri ndërkohë që me sipërfaqet pyjore që ka në pronësi bashkia sigurohet vetëm 20% e nevojave të popullatës.
Për shkak të mungesës së druve të zjarrit në treg, ka ardhur edhe rritja e çmimit të tyre, duke e bërë blerjen të papërballueshme nga banorët.
- Ekskluzive: Kurti pritet ta propozojë Konjufcën për president, refuzon Osmanin - 03/03/2026
- Salianji-Berishës: Partia nuk është pronë publike, nuk më përjashton dot, sallat i kam mbushur më shumë se ti - 03/03/2026
- Ahmad Vahidi emërohet kreu i Gardës Revolucionare iraniane, zyrtari i lartë i sanksionuar dhe i kërkuar nga Interpoli merr drejtimin pas vdekjes së Pakpour - 03/03/2026