18.5 C
Tirana
13 / 05 / 2026

Banorët e Bërxullit përzejnë kandidatin e Berishës: Hipi makinës e ik nga erdhe! Tani që do vota u kujtove për ne?

Një incident ka ndodhur sot gjatë protestës së banorëve të Bërxullit, teksa kandidati i Sali Berishës për Bashkinë Vorë ka tentuar t’u bashkohet.

Protestuesit e kanë përzënë Indrit Hoxhën duke i kërkuar t’i hipi makinës e të mos përzihet në punët e tyre.

Ata u shprehën se protesta s’është partiake.

Nuk të duam fare këtu, hipi makinës vëllai im dhe ik. Ti u bëfsh kryetar bashkie a cfarë të duash, por për vota mos na hajdeni. Ne s’të njohim fare ty, ke ardhur nga Tirana, s’je as katunari jonë. Të lutemi shumë ik, se nuk e kemi protestë partiake. Duam t’na vijë shteti këtu të ballafaqohet, jo ti që vjen për vota” – iu drejtuan banorët kandidatit të Berishës për Vorën, Indrit Hoxha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x