Pas rreth 50 minutash zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka lënë ambjentet e Prokurorisë së Posaçme.
Në një prononcim për mediat, Balluku tha se kishte pranuar kërkesën e SPAK për një cështje në hetim, ndërsa u shpreh shpresë plotë për një proces transparent e llogaridhënës
“Në respekt të organeve të drejtësisë kam pranuar kërkesën e SPAK për një cështje në hetim.
Si qytetare e Republikës së Shqipërisë dhe si zyrtare publike e shoh si një proces që jam shpresë plotë do jetë i bazuar mbi transparencën, llogaridhënien dhe mbi të gjitha mbi parimet e drejtësisë të pandryshueshme tek e cila besoj”- tha Balluku për mediat. /abcnews.al
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Alonso kërkon me çdo kusht ribashkimin me Xhakën, Chelsea përgatit ofertën e parezistueshme - 27/06/2026
- Vaksina ndaj Covid mbron edhe zemrën, studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru - 27/06/2026
- “Një Kupë Bote katastrofike”/ Ylli i Iranit shpërthen pas barazimit me Egjiptin: Infantino erdhi në dhomat tona të zhveshjes dhe… - 27/06/2026